'Shëtitja' e Dritan Dajtit në Bllok dhe lëvizjet në Burgje, opozita i kërkon llogari Gjonajt

Report TV 2020-01-26

Views 0

Shkarkimi i drejtuesve të burgut të Peqinit pasi lejuan Dritan Dajtin të kryejë vizitë tek klinika private okulistike në Bllok, përfundon në parlament. Shtatë deputetë të opozitës së re, kërkojnë me anë të një interpelance urgjente llogari nga ministrja Etilda Gjonaj për situatën e krijuar së fundmi me të burgosurit, transferimet e tyre si dhe masat që kanë çuar në shkarkimin e disa zyrtarëve në burgje. Sipas kërkesës së siguruar nga ReportTv kryesuesi i interpelancës do të jetë ish-vartësi i Gjonajt, Lefter Maliqi i cili për disa kohë mbajti dhe postin e zv.drejtorit të burgjeve para se të merrte mandatin e deputetit.

Në gjashtë pikat e interpelancës kërkohet informacion për ?Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit, shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve, drejtuesve në DPB dhe vartësve, mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre, rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin etj.

Share This Video


Download

  
Report form