Presidenti kinez, Xi Jinping, ka paralajmëruar nga një mbledhje emergjente e qeverisë, në festën e vitit të ri kinez, se përhapja e virusit të ri vdekjeprurës po përshpejtohet. Sipas tij, vendi po përballet me një situatë kritike.
Koronavirusi i ka marrë jetën të paktën 41 personave dhe ka infektuar thuajse 1300 të tjerë që nga zbulimi i tij në qytetin e Vuhanit. Kufizimi i udhëtimeve është në fuqi në shumë qytete të prekura dhe që nga e shtuna janë ndaluar edhe makinat private të lëvizin në Vuhan.
Një spital i dytë emergjence do të ndërtohet për pak ditë, për të përballuar rreth 1300 pacientë pas atij për të cilin puna filloi të enjten. Ekipet e posaçme mjekësore të ushtrisë po ashtu janë dërguar në provincën Hubei.
Urgjenca reflekton shqetësimet në kinë por edhe jashtë saj për përhapjen e virusit që u shfaq së pari në dhjetor. Festimet për vitin e ri hënor, që nisën të shtunën, janë anuluar në shumë qytete kineze. Në të gjithë kinën, udhëtarët kontrollohen për temperaturë apo shenja ethesh dhe stacionet e trenave janë mbyllur në disa qytete. Hong Kongu ka shpallur gjendjen e emergjencës ndërkohë që disa vende të tjera që po përballen me rastet e koronavirusit po i trajtojnë pacientët në izolim. Të shtunën, Australia konfirmoi katër raste, tre raste u konfirmuan në Francë. Britania e madhe po heton 14 raste të dyshimta me zyrtarët që po përpiqen të gjurmojnë 2 mijë persona që kanë hyrë në vend nga provinca Hubei së fundmi. Raste të tjera janë raportuar në Tajlandë, Singapor, Japoni, Tajvan, Malajzi, Vjetnam, Korenë e Jugut dhe Nepal. Po ashtu ka edhe dy raste në shtetet e bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, kompanitë farmaceutike në botë kanë nisur garën për vaksinën që do të frenojë epideminë, por ende nuk ka asgjë konkrete. Shkencëtarët në kinë kanë zbërthyer gjenomën e virusit dhe kjo lejon që vaksina të prodhohet shumë shpejt.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#XiJinping#TopChannel