Report TV -30 faktet kompromentuese rreth dosjes CEZ të injoruara nga gjyqtari Lazër Sallaku

Report TV 2020-01-25

Views 0

Lazër Sallaku, një gjyqtar pa Veting, mbylli këtë të premte dosjen e një prej abuzimeve më të mëdha në historinë pluralizmit shqiptar, atë të privatizimit dukshëm korruptim të OSSH, shoqërisë më të madhe shtetërore në fushën e energjisë, nga qeveria e Sali Berishës, duke shkarkuar mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve. Përpjekjet për mbyllur dosjen e kalimit të OSSH në duart e CEZ në vitin 2009 nga qeveria Berisha, kanë nisur që në shtator të 2017, kur prokurorja Alma Bramo iu drejtua Gjykatës së Tiranës për pushtimin e çështjes, me pretendimin se nuk kishte elemente të veprës penale. Gjykata e ktheu në atë kohë për hetim më të thelluar. Pingpongu ka vijuar deri në janar të këtij viti, kur mbyllja e aferës të CEZ u finalizua nga gjyqtari Lazër Sallaku, i cili disa ditë më parë kishte mbyllur edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobim me para të pajustifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share This Video


Download

  
Report form