Bora Zukali, kryetar i shoqatës "Vatra e Shqiptareve Stamboll", në një lidhje telefonike për Report Tv, ka bërë të ditur se nga tërmeti i rëndë që goditi Turqinë, mbrëmjen e djeshme nuk raportohet deri më tani që të ketë shqiptarë të plagosur.
Sipas Bora Zukalit, në zonën ku ka rënë tërmeti në Elazig nuk jetojnë shqiptarë. Ndërkohë për situatën, Zukali është shprehur se po bëhet gjithçka për të shpëtuar personat që mund të jenë gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.
"Tërmeti është larg Stambollit, ajo nuk është tokë e fortë dhe ka rënë disa herë tërmet. Nuk ka as shqiptarë as student dhe as të afërm shqiptarë, nuk kemi marrë lajme të këqija. Nuk kemi marrë lajm të keq për shqiptarë. Vetëm nga Turqit kemi persona të vdekur. Janë bërë gati për të ndërhyrje, furgon Avion po bëhen gati ose Hëna e Kuqe që i organizon. Janë angazhuar të gjitha institucionet. Janë rrëzuar shtëpi shumë dhe po hiqen gërmadhat. Ata që janë gjallë po shpëtohen. Mbi 1000 veta janë mjekuar nëpër spitale." tha Zukali.