Vrau shokun pas sherrit! Dibrani 2 vite më parë u mor peng për të kërcënuar Tafçiun për drogë

Report TV 2020-01-25

Views 0

TIRANE-Noel Dishi i arrestuar për vrasjen e Vilson Tafçiut mbrëmjen e së hënës në zonën e Astirit sot ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Report Tv mëson se Dishi, i njohur edhe me dy emra të tjerë u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit. Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilsonin pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge.

Share This Video


Download

  
Report form