VMRO DPMNE-ja ka lëshuar takimin e grupeve të punës për ligjin për Prokurorinë Publike pas dy kërkesave që i parashtroi për ministren e drejtësisëRenata deskoska. Partia e Hristjan Mickoskit kërkoi diskutim publik për ligjin e prokurorisë ku do të jenë prezent edhe ekspertë profesor dhe përfaqësues ndërkombëtarë të të japin mendimin e tyre dhe të mos ketë një ligj të përpiluar vetëm nga politika. Si kërkesë të dytë VMRO DPMNE kishte kërkuar prezencën e kryeprokurorit publik Lujubomir Joveskit në negociatat për këtë ligj. Siç njoftoi deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski kërkesa për diskutim publik është pranuar nga ministrja Renata Deskoska por jo dhe ajo për të thirrururgjentisht Joveskion ne takimin e sotëm.