Drejtorët e Rinasit në Prokurori - (15 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-23

Views 5

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Katër ish-funksionar të lartë të ministrisë së Rendit janë pyetur sot nga hetuesit në prokurorinë e përgjithshme. Çështja Rinasi, akuzat e ngritura ndaj drejtuese të policisë atje për korrupsion dhe trafik klandestinësh ka detyruar prokurorët të pyesin për hollësira ish-drejtor të drejtorive të ministrisë.

Sofokli Duka ish-shefi i SHIR-it, Pandeli Taqi ish-shef i kuadrit, Agim Nure ish-shefe e personelit dhe një tjetër i katërt ish-shef në rrang më të ulët, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kanë folur sot me hetuesit e çështjes Rinasi. Sipas zëdhënësit e prokurorisë së përgjithshme këta ish-drejtor janë pyetur në rolin e personave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e hetimeve.

Ish-drejtorët janë thirrur në prokurori pasi hetimet tashmë janë shtrirë edhe në kohën kur ata ishin akma në funksione. Numri i të pyeturve në prokurori për çështjen Rinasi është rritur shumë, por deri tani hetuesit nuk kanë artikuluar ende për ndonjë akuzë ndaj ndonjërin shef komisariati, rendi apo krimesh në Rinas, apo të ndonjë funksionari të lartë në ministrinë e Rendit./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Share This Video


Download

  
Report form