Kostot e certifikatave elektronike/ Çdo biznes do të paguajë 4 mijë lekë në vit

Top Channel Albania 2020-01-23

Views 2

Me hyrjen në fuqi të sistemit të ri të faturimit, bizneset do të paguajnë 4 mijë lekë në vit për të blerë certifikatën elektronike nga agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit.

Qeveria ka zyrtarizuar zërin e parë të kostos, që do të sjellë për biznesin sistemi i ri elektronik i tatimeve.
Sipas ligjit për fiskalizimin, deri në datën 1 shtator të këtij viti, të gjitha bizneset, përfshirë ato të vogla, janë të detyruara të pajisen me certifikatën elektronike. Kjo certifikatë mundëson sigurinë dhe autenticitetin e të dhënave që bizneset dërgojnë në kohë reale tek tatimet për të gjitha transaksionet që ata kryejnë në aktivitetin e tyre të përditshëm.

Edhe pse certifikata elektronike mund të ofrohet nga çdo kompani IT-je, në ligjin për fiskalizimin, qeveria ja ka dhënë monopolin e këtij shërbimi vetëm AKSH-it, e cila do ja u shesë bizneseve me çmimit 4 mijë lekë në vit.

Certifikata elektronike është vetëm një nga zërat e kostos që sjell sistemi i ri i faturimit për biznesin. Veç certifikatës, sipërmarrjet janë të detyruara që brenda datës 1 shtator të pajisen me programin e ri kompjuterik, i cili do të regjistrojë dhe transmetojë blerjet apo shitjet e bizneseve në serverin e administratës tatimore. Programi kompjuterik mund të ofrohet nga të gjitha kompanitë IT të licencuara dhe sipas AKSHI-t deri tani numërohen rreth 40 kompani private që kanë shprehur interes për të ofruar këtë shërbim.

Pas ceritifikatës dhe programit kompjuterik, zëri I tretë I kostos që do të kenë bizneset është ai i mirëmbajtjes së programit. Por të dy kostot e fundit ende nuk dihet se sa do të jenë pasi do të ofrohen nga kompanitë private.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AKSH#Fiskalizim#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form