Grenell: Problemet mes Serbise e Kosoves te zgjidhen me dialog

RTV KLAN 2020-01-22

Views 0

Me një orë vonesë ka nisur darka e punës ndërmjet të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe presidentit Hashim Thaçi. Dy ditë pas arritjes së marrëveshjes për linjën special ajrore Prishtinë-Beograd, Grenell tha se Presidenti amerikan Trump është i interesuar që sa më shpejt të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

?Presidenti Trump është i interesuar për të arritur marrëveshje e cila do të ishte e mirë për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë, dhe e cila do të ishte në interes të qytetarëve që do t?u sillte të mira ekonomike. Kosova dhe Serbia kanë çështje të pazgjidhura politike dhe së pari duhet të zgjidhen këto çështje që të ketë mirëqenie dhe një ekonomi të lirë. Duam të zhvillojmë ekonomikisht këtë rajon. Të rinjtë kanë nevojë për punë, kjo është politika e presidentit Trump?.

Grenell tha të mos ketë preferencë për një koalicion të caktuar qeveritar në Kosovë. Ndërsa Presidenti Thaçi tha se i beson i beson administratës Trump për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

?Faleminderit për marrëveshjen e re të arritur. Është marrëveshje historike. Falënderime personale për presidentin Trump. Besoj se nën udhëheqjen e presidentit Trump, do të mund të arrijmë shumë më shumë paqe, stabilitet, dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, do të kontribuonte shumë për paqen e Ballkanin Perëndimor. Roli juaj është krucial. Atë që të tjerët s?kanë arritur ta bëjnë, e ka bërë SHBA-ja?.

Duke folur për nominim e kandidatit të LVV-së për Kryeministër, Thaçi tha se tani u mbetet partive të punojnë për arritjen e marrëveshjes. Sipas tij Grenell është këtu për dialogun, jashtë axhendave lokale e elektorale.

Nesër Grenell do të vazhdojë takimet me përfaqësues të partive politike në Kosovë ndërsa të premten ai pritet të vizitojë Beogradin ku atje do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form