Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar për të përcaktuar strategjinë e saj në prag të zgjedhjeve lokale. Që në fillim të takimit kreu demokrat Sali Berisha është shprehur se nuk e njeh KQZ e Mejdanit, por pavarësisht nga kjo do të shkojmë në zgjedhje ka pohuar ai.
Katër anëtarët e KQZ janë aq të pavarur sa çmund të jetë edhe vetë qeveria tha Berisha. Kjo që është bërë me KQZ vijoi kreu demokrat është një provokacion i rëndë që po i bëhet demokracisë në shqipëri. Vota duhet të mbrohet me çdo kusht dhe për këtë arsye Berisha ka bërë thirrje për protesta në të gjithë vendin.
Kreu demokrat sot ka përshëndetur dhe përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për arritjen e kompromisit mes forcave politike në shqipëri lidhur me KQZ. Ndryshimet e bëra në këtë komision, Berisha i cilësoi si luftë të klaneve midis Mejdanit dhe Nanos.
Duke u ndalur tek zhvillimet në PD kreu demokrat pohoi se Partia e tij ka bërë një kthesë të madhe përsa i përketë simpatisë në popull. Ne tha Berisha kemi bërë një punë kolosale në zbulimin e krimit në pushtet dhe premtoi dhe njëherë se kur PD të vijë në pushtet do të evidentoj të gjitha pronat e krimit dhe do ti shkatërroj ato./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari