Tradhëti dhe thikë pas shpine ndaj Kosovës e quan ish-kryeministri Sali Berisha dialogun mes Shqipërisë dhe Serbisë per minishengenin, që sipas tij rikthen platformën e Serbinë së Madhe.
Ai shfrytëzoi promovimin e librit ?Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe? të Enver Bytyçit, për të akuzuar sërish me tone të ashpra Kryeministrin e Shqipërisë dhe Presidentin e Kosovës se qëndrojnë pas këtij plani.
?Një grup horrash, banditësh diskutojnë hartat e lara me gjak të Kosoves, të zhvarrosin Isa Boletinin. Akt i mirefilltë antikombëtar, thikë mbas shpine per Kosovën. Këto nuk ndodhin në shpellat e mafies, po në shtepinë e Meladinit shqipfolësit që sot mban postin e kreut të Kosovës. I diskuton tokat e Kosovës si të jenë tokat e Surrelit. Kërcënim i paqes dhe stabilitetit në rajon?.
Ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, dikur promotor i minishengenit, shpreh rezerva për mënyrën sesi po zhvillohet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
?Kam rezervën e drejtpërdrejt, jo se nuk ka nevojë për dialogun Kosovë ? Serbi, lëvizja e lirë e qytetarëve, ekonomi, shkëmbim? Ka rrethana të papërfunduara në Kosovë, jo statusit politik të Kosovës, po të instruktimit të vazhdueshëm që veriu i Kosovës të shikohet si një oaz, që të jetë temë e vazhdueshme duke i mbajtur serbët në një iluzion të vazhdueshëm. Përballje sesi duhet të interpretohet ky dialog që nënkupton dykuptimësi sepse Serbia e interpreton Kosovën si pjesë të saj?.
Sejdiu thotë se prioritet tani për politikën në Kosovë është formimi i qeverisë së re.
?Koha imponon që të shkohet sa më shpejt në detyrimin e institucioneve. Zgjedhjet janë mbajtur, jemi në fazën finale, është bërë certifikimi i rezultateve dhe nuk duhet të ketë hedhje të kohës siç është bërë deri tani. Duhet te mblidhen partnerët themelorë që kanë bisedimet, që mendojnë të krijojnë qeverinë. Kjo është ndrydhje joracionale se ka formula shumë të thjeshta që shkohet drejtpërdrejt sepse është balancë normale që mund të vihet?.
Ish ? Presidenti i Kosovës thotë se Lidhja Demokratike, partia të cilën ai e ka drejtuar dikur, dhe Lëvizja Vetëvendosje, i kanë kapacitetet për të formuar qeverinë, ndaj u bën thirrje për të mos humbur kohë në dëm të vendit.
Tv Klan