Studentet i rikthehen protestes

RTV KLAN 2020-01-22

Views 0

Studentët u janë rikthyer protestave. Të mbledhur përpara Korpusit të Universitetit Politeknik, ata kanë deklaruar se Pakti për Universitetin nuk është zbatuar dhe se ata po përballen sërish me të njëtat probleme.
Tarifat universitare mbeten sërish në fokus të kërkesave të tyre. Ndryshe nga një vit më parë që tarifat u përgjysmuan, këtë vit ata do të paguajnë tarifë të plotë nëse kanë provime të mbartura.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, studentët e vitit të parë do të përfitojnë nga përgjysmimi i tarifës shkollore. Ndërsa, studentët të cilët në vitin e dytë dhe të tretë do të përfitojnë nga përgjysmimi i tarifës shkollore nëse kanë notë mesatare të vitit akademik paraardhës mbi 6, si dhe të kenë shlyer të gjitha provimet.
Mungesa e literaturës apo kushtet në konvikte, sipas studentëve protestues janë të tjera pika të pa përmbushura nga Pakti për Universitetin.

Share This Video


Download

  
Report form