Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
E veçanta për javën e 22-të kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë është se të gjitha takimet do të luhen të shtunën. Kështu në Tiranë të dy takimet e kësaj jave do të luhen nesër. Në stadiumin kombëtar ?Qemal Stafa?, Dinamo ? Apolonia nen drejtimin e gjyqtarit Kongjini dhe në stadiumin ?Selman Stermasi? kampionët e Tiranës do të presin ekipin lushnjar me gjyqtar Allkja.
Ekipi kampion megjithëse kundërshtari nuk ka synime për kampionatin e ka vlerësuar takimin me një përgatitje serioze. Këtë e ka shprehur dhe trajneri Muça gjatë stërvitjes që ka zhvilluar sot pasdite.
Shkelqim Muça, trajneri i Tiranës:- ?Unë mendoj se çdo ndeshje tani në fund është e vështirë dhe ka vlerën e tre pikëshit prandaj edhe ndeshja me Lushnjen është një ndeshje e rëndësishme për ne. Mendoj se ekipi e ka kuptuar drejt se tani nuk ka vend për gabime. Ky fund kampionati ekipi është në gjendje shumë të mirë, i kemi gjithë lojtarët në dispozicion, te gjithë janë të gatshëm dhe të përqëndruar për ta mbyllur mirë kampionatin?.
Komisioni tekniko-gjykues ka caktuar me short sot në drekë gjyqtarët për tre takimet më delikate. Për takimin Skënderbeu ? Tomorri shorti ka caktuar Sokol Jarecin, Vllaznia ? Partizani shorti ka caktuar gjyqtar Sazan Velçanin dhe për takimin Flamurtari ? Shkumbini gjyqtari Luan Zylfo. Në takimin Teuta ? Bylis gjyqtar do të jetë Meçe dhe për takimin Shqiponja ? Elbasani gjyqtar Topçiu./tvklan.al