Marina Jovanovska, nga Ministria për Punë të Brendshme, thotë se qytetarët duhet të tregojnë kujdes që të mos përdorin gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale, vetëm sepse mendojnë se nuk mund ta idenfitikojnë institucionet. Sipas saj, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ndërhyn në lirinë e shprehjes së qytetarëve, por vetëm atëherë kur është përdorur gjuhë e urrejtjes, e cila përbën krim. Deri vonë, sipas saj, gjuha e urrejtjes i drejtohej përkatësisë etnike, por tani është bërë më e shpeshtë edhe ajo rreth përkatësisë politike.