Prishtinë-Beograd, pa pasaporta/ Në fluturimet direkt do të udhëtohet vetëm me karta identiteti

Top Channel Albania 2020-01-22

Views 0

Ndryshe prej destinacioneve tjera, qytetarët kosovarë dhe serbë do të fluturojnë në linjën e re ajrore Prishtinë- Beograd me letërnjoftime dhe jo siç ndodh rëndom me pasaporta.


Një plan i tillë derivon prej marrëveshjes për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave të vitit 2013 të ndërmjetësuar atë kohë nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i ka thënë Top Channel se lëvizja me pasaporta mund të ndryshoj vetëm me ndryshimet që mund të bëhen në marrëveshjen finale.

Ai thotë se me ketë marrëveshje Serbia ka njohur institucionet e Kosovës, pasi kontrolli i linjës do të bëhet nga Agjencia e Aviacionit Civil nën menaxhimin e KFOR-it që menaxhon hapësirën ajrore të Kosovës që nga vitit 1999-të.
Ky hap pritet të ndihmojë Kosovës që të lidhet me korridoret e tjera ajrore gjë që do të ndikonte në uljen e çmimit të biletave për udhëtim.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili shkroi në Twitter se ?Të gjithë thanë se kjo nuk mund të arrihet. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës?, derisa ambasadori në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh se ky është fillimi i një të ardhme të ndritshme mes shteteve./Alberta Hashani/

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fluturimet#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form