Vrasja e te riut ne Astir, shpallet ne kerkim nje person

RTV KLAN 2020-01-21

Views 4

?28-vjeçari Vilson Tafçiu, sapo doli nga ambientet e lokalit, u qëllua me tre plumba dhe mbeti i vdekur në vend. Pas kësaj, autori u larguar me shpejtësi përmes kësaj rrugice duke humbur gjurmët?.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 20:45 të së hënës, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një person me inicialet N. D., si autor të dyshuar. Sipas hetimeve, autori është fiksuar nga një kamera sigurie në zonë.

Hetuesit janë ndihmuar për identifikimin e tij edhe nga dëshmia e personave që shoqëronin viktimën. Dyshohet se viktima dhe autori kanë patur njohje me njëri-tjetrin.

Deri tani janë sekuestruar disa kamera sigurie, por ato nuk i kanë ndihmuar hetuesit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Nga ana tjetër uniformat blu kanë shoqëruar më shumë se 20 persona për ngjarjen, por pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Viktima më herët ka jetuar në Francë, ku edhe është dënuar për shitje të lëndëve narkotike me 1 vit heqje lirie. Pas kësaj, autoritetet franceze e deportuan në Shqipëri në Tetor të 2018-s.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form