Tirana tronditet sërish nga të shtënat me armë.
Një 28-vjeçar mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi u qëllua me armë zjarri në zonën e Astirit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:45 minuta, në një rrugicë në afërsi të një lokali. Burime për tvklan.al bëjnë të ditur se viktima është Vilson Tafciu.
Ai mbeti fillimisht i plagosur, por nuk mundi t?i mbijetonte plagëve të marra duke gjetur vdekjen fare pak kohë më vonë.
Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë ende të njohura. Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Shtetit tha se në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
?Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve?, thotë policia në njoftimin e saj.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm 24 orë pasi një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur me armë zjarri në zonën e Alliasit, kur dy persona shkuan në shtëpinë e tyre me qëllim për t?i grabitur./tvklan.al