http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizioniipasdites
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur Kristiano ishte dy vjeç, Aida kuptoi se ishte sërish në pritje të ëmbël.Për fat të keq, gjërat nuk shkuan siç dëshironin ata. Aida ishte gati gjashtëmuajshe shtatzënë kur konstatuan se bashkë me fetusin po zhvillohej një masë tumorale, e cila kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Aida rrezikonte jetën, por pavarësisht nga kjo, nuk u tërhoq, dëshironte me çdo kusht ta sillte në jetë krijesën që po rritej brenda saj. Në limitin e kohës, mjekët vendosën të ndërhynin dhe shtatzënia u ndërpre. Pas saj, edhe dy shtatëzani të tjera por historia përsëritej.
Aida nuk e harron ditën kur mjeku që e ndiqte i tha: ? Aida, ti ke provuar më shumë se një herë, por, në këto kushte, fatkeqësisht, nuk mund të kesh një shtatzëni që ta finalizosh me një fëmijë!?
Mrekullia ndodhi! Kur Kristiano ishte 22 vjeç , vjen në jetë motra e tij që bekohet me emrin Argis.
Të ftuar në studio Aida Jani, Kristiano Jani dhe Argis Jani.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Temat më të nxehta të aktualitetit do te jene cdo dite pjese e programit, sikunder nuk do te mungojne nga ana tjetër bisedat me personazhe të dashur të ekranit, stili i jetes të se cilëve merret si nje model qe duhet ndjekur nga shikuesit. #vizioniipasdties #vizionplustv #evireci