PS përgatitet për mitingje - (12 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-20

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Partia Socialiste ka vendosur sot ti përgjigjet me të njëjtën monedhë fushatës që Sali Berisha ka ndërmarrë nëpër shqipëri. Së shpejti kryetari i PS Fatos Nano do të zbres në Berat në një miting, organizimi i të cilit ka filluar që tani. Debati nëse socialistët duhet të përdorin ose jo mitingjet për të demostruar fuqinë e tyre ka anuar përfundimisht nga ana e muskujve.

Kështu selia rozë shpreson të mbledh në sheshin e mitingut më shumë njerëz se kundërshtarët e saj. Frika nga ndonjë pjesmarrje e vogël në mitingun e Beratit i ka detyruar krerët e PS që të ndërmarrin sot një varg masash për të eleminuar çdo mundësi dështimi. Partia në pushtet do të paraqes një varg arsyesh për të motivuar këtë tubim jo të zakonshëm në një kohë kur fushata elektorale ende nuk ka filluar.

Megjithatë asnjë arsye nuk mund ti bind njerëzit që mitingu i Beratit nuk bëhet si përgjigje ndaj Sali Berishës. Ky i fundit pas Tiranës, Kavajës e Shkodres, ka deklaruar se do të shkoj sëshpejti në Durrës e Vlorë. Nga ana tjetër mitingu i Beratit nuk mund të jetë ashtu siç mendojnë socialistët. Një demostrim force kundrejt PD.

Në fund lidershipi socialist duhet të bëj kujdes që në këtë situatë të ndezur politike në një kohë kur fushatat elektorale janë disa muaj larg. Për të mos lënë atë shijen e hidhur të dyshes kundërshtare që prodhojnë vetëm konflikte./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form