Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK të premten e kaluar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 në ngarkim të 25 të arrestuarve të dosjes ?volvo 4?.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe grupi Avdulaj. Ata akuzohen që të gjithë për trafik droge, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, krijimin e një grupi kriminal dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, në bashkëpunim. Akuza është ngritur ndaj Astrit Balliu i njohur me mbiemrat e ndryshëm, Avdyli apo Sulejmani, Altin Avdyli, Jasin Kala ose Avdyl), Gjevi ose Xhevahir Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario ose Edinjo Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale ose Mehmet Gjini, Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur. Po kështu, në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme, truall në bregdet me sipërfaqe 300.000 metra katrore, e cila ka qenë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.
Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5 milionë euro. Hetimet për këtë grup kriminal megjithatë do të vazhdojnë sepse mendohet se është shumë më i madh. Gjatë hetimit të kësaj dosje janë kapur në përgjime edhe politikanë, si ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili bisedon me disa persona gjatë procesit zgjedhor.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VangjushDako#SPAK#TopChannel