?Ktheju tokës? titullohej kënga me të cilën Jonida Maliqi na përfaqësoi në Eurosong një vit më parë. Sot, artisja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, iu bashkua nismës për të mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.
?Mbollëm sot 100 pemë bliri për 100-vjetorin e Tiranës me një mikeshë shumë të mirë, një gocë Tirone, e cila ka dhënë gjithmonë më të mirën. E dimë se kur dikush angazhohet, patjetër që është qendër e sulmeve, e thashethemeve dhe e baltës që ndonjëherë ky vend nuk ta kursen, por kemi zgjedhur të jemi me shumicën e njerëzve që janë pozitivë, që duan energji të mirë, që përveshin mëngët?, tha Veliaj. Ai u shpreh se dhurata më e bukur për këtë 100-vjetor është një pemë e re, e cila do t?i shërbejë edhe brezave të ardhshëm, njofton bashkia e Tiranes.