Arsimi profesional në Vlorë jo vetëm që po tërheq shumë vëmendje, por është edhe një shtyllë e rëndësishme e realizimit të punëve publike në qytet.
Dekori i festave, përfshirë atë të fundvitit, Shën Valentinin, Ditën e Verës, prej tre vitesh realizohet nga duart e nxënësve të sektorit mekanik dhe elektrik.
Emirian Ibrushin e gjetëm duke punuar në torno, pjesë të rrethimit të klubit Flamurtari. Ai tregon se në qytet ka gjurmë të punëve të tyre dhe kjo u jep shumë kënaqësi.
Por nxënësit e kësaj shkolle kanë ambicie që punët e tyre të jenë pjesë e kompeticioneve të rëndësishme. Një motoçikletë e vitit 1958 është duke u restauruar nga duart e Nikollaq Elmazaj. Ai thotë se kjo vepër do të jetë pjesë e një panairi motoçikletash epoke, ku më herët shkolla ka fituar çmim të parë.
Për drejtorin e këtij institucioni, Gentjan Boci, kjo është forma më efikase për të ushtruar praktikat profesionale. Duke theksuar se puna e vazhdueshme në institucion ka sjellë bashkëpunim të frytshëm edhe me biznesin, ku janë duke ushtruar praktikat profesionale 60% e nxënësve nga viti dytë në të katërtin.
Shkolla industriale ?Pavarësia? ofron 5 drejtime studimesh, mekanik i përgjithshëm, hidrualik, elektroteknik, riparues mjetesh transporti, IT-i dhe ka aktualisht 700 nxënës.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SaintValentine#Vlora#TopChannel