Banka Botërore në Tiranë - (11 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-19

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për mosrespektimin e marrëveshjes me Bankën Botërore për kompensimin e pronarëve të ligjshëm, të cilët kanë tokat e zëna në periferi të kryeqytetit, në zonat e Bathores, Selitës dhe të Laprakës.

Përfaqësuesja e kësaj banke në Tiranë Hartman duke ju referuar marrëveshjes së nënshkruar në vitin ?98, tha se angazhimi i Bankës Botërore ka të bëjë me infrastrukturën lokale, rrugë ujësjellësat dhe kanalizimet. Hartman prezantoi më pas të dërguarin e Bankës Botërore ne Tiranë, Eugens Kantie.

Në tre vitet e ardhshme kjo bankë ka vënë në dispozicion të shqipërisë 184 milion dollarë tha Hartman. Ajo theksoi se problem mbetet realizimi në praktikë i investimeve publike. Për këtë qëllim qeveria shqiptare duhet të krijojë institute me profesionistë dhe të realizohen procedura të shpejta transparente për realizimin e prokurimeve me fondet publike./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form