"I bija telefonint, nuk ma hapte. Mora vesh se vajza kishte tentuar ti jepte fund jetes"

RTV KLAN 2020-01-19

Views 0

Në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan Shqipja rrëfeu në studio se kur vajzae saj ishte 15 vjeç vendosi ta martonte. Gjërat po shkonin mirë deri në momentin kur vajza lindi dhe ata kuptuan se vogëlushi ishte me epliepsi. Aty filluan edhe vuajtjet e Sarës për shërimin e djalit të saj. Familja e burrit nuk e përkrahte, madje edhe burri pas një periudhe kohe mbështeti prindërit dhe jo përpjekjet e Sarës për kurimin e djalit.

Shqipja tregon se nga presioni i madh, vajza e saj tentoi të vetëvritet duke pirë edhe ilaçe. 4 ditë Sara luftoi me jetën në spital, por Zoti bëri mrekulli me të dhe ajo arrit të shpëtonte. Ajo së bashku me vogëlushin, pas daljes nga spitali largohet nga burri dhe familja e tij dhe shkon të jetojë me prindërit. Në studio mamaja e saj i kërkon falje dhe gjithashtu i bën edhe një premtim vajzës.

Share This Video


Download

  
Report form