#rtvora #oranews
Kalaja e Krujës, ajo e Prezës dhe muret e Kullës Bizantinë në Durrës do ti nënshtrohen restaurimit pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Të gjitha këto objekte kulturore kanë qëndruar të hapura gjatë kësaj periudhe, por me kufizime.
Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Arta Dollani, për Ora News tregon për ndërhyrjet që do të bëhen në këto objekte me vlera historike.
"Në rastin e krujës kemi dhe probleme gjeologjike, po i ndjekim hapa pas hapi."
Kalaja e Krujës, monument simbol i vendit tonë është rrezikuar seriozisht. Për këtë Ministria e Kulturës ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për stabilizimin e shpatit të pjesës verilindore të kalasë.
Gjatë orareve kur këto objekte vizitohen nga turistë vendas dhe të huaj, pjesët e dëmtuara janë ruajtur me një perimetër sigurie për të mos rrezikuar rënien e vazhdueshme të gurëve.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/termeti-demtoi-monumentet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp