Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Gazetarja:- Zoti Milo çfarë përcolli takimi i Budapestit, ku për hërë të parë u takuan në një tryezë udhëheqësit e shqiptarëve të ballkanit?
Paskal Milo, ministri i Jashtëm:- ?Tryeza e Budapestit ishte një rast unikal, ku u takuan përfaqësuesit e partive kryesore politike mbarë shqiptare në rajon, aty mungoi vetëm Sali Berisha. Ajo përcolli mbi të gjitha një mesazh tepër të rëndësishëm, sesi mund të bashkëpunojnë shqiptarët me njëri-tjetrin në emër të interesave të larta kombëtare?.
Gazetarja:- Fakti që organizatorët e kësaj konference janë shprehur se udhëheqësit shqiptar, konkretisht ju dhe zoti Nano, keni folur më shumë për një shqipëri të stabilizuar mirë sesa për një pavarësi të Kosovës. Duket sikur ka një lloj pakënaqësie, në fakt cili do të jetë statusi i Kosovës?
Paskal Milo, ministri i Jashtëm:- ?Unë nuk e di se nga mund të kenë dalë këto burime informacioni është e vërtetë që unë me zotin Nano kemi qenë shumë aktiv në tryezën që u zhvillua në Budapest, por ne kemi qenë në sintoni me shqiptarët e tjerë të pranishëm atje, me drejtuesit e partive politike shqiptare të Kosovës, në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar. Ne kemi theksuar që për shqipërinë ka shumë rëndësi që ajo të jetë një vend i stabilizuar, një vend I zhvilluar ekonomikisht, një vend i integruar. Përsa i përket statusit të Kosovës, i cili u diskutua gjerësisht, unë mund tju them se aty pati opsione nga më të ndryshmet, që nga opsioni i Kosovës së pavarur si dhe mendime të kundërta, nga pjestar të tjerë të tryezës që nuk ishin shqiptar. Përsa na përket neve, në shprehëm idenë se në radhë të parë statusi i ardhshëm i Kosovës do të vendoset në radhë të parë nga vetë shqiptarët e Kosovës?.
Gazetarja:- Zoti Milo krijimi i një forumi mbarëkombëtar shqiptar për integrim dhe bashkëpunim a do të krijojë një lloj frike apo xhelozie tek fqinjët për krijimin e Shqipërisë së Madhe?
Paskal Milo, ministri i Jashtëm:- ?Ky është një pretendim serb, është një trilliim i propagandës serbe që për fat të keq po rimeret nga disa mbjente të medias botërore, vetëm për faktin se faktori shqiptar në ballkan po merr një rëndësi të jashtëzakonshme dhe që i jep kombit shqiptar një pozicion të favorshëm në zhvillimet e ardhshme rajonale?./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari