PD: Rama mbeshtet krimin per te vjedhur zgjedhjet

RTV KLAN 2020-01-18

Views 1

Për Partinë Demokratike, arrestimi i vëllait të shefit të qarkullimit në Dibër për trafik droge, dëshmon se, qeveria mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet.
?Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, konfirmon se krimi, trafiku i drogës kanë mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë. Kur krimi lidhet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës. I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama?.
Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të marrë në hetim këtë rast si një provë e qartë që dëshmon sipas saj vjedhjen e votave.
?Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve. Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri?.

Alibej theksoi se në vend që të ndëshkohej për vjedhjen e votave, oficeri Robert Aga u gradua, kurse vëllai vazhdoi të merret me trafik droge.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form