Oriola Pampuri dhe Gerta Heta rrefejne veshtiresite ne rritjen dhe edukimin e femijeve

RTV KLAN 2020-01-18

Views 9

Ardhja në jetë e një fëmije është një gëzim i papërshkueshëm për të gjithë prindërit. Njëkohësisht është edhe hapja e sfidave të reja dhe përballimi i tyre, në mënyrën e duhur. Çdo prind përpiqet të bëj më të mirën për fëmijën e tij, e shpesh përballet me dilemën nëse stili i prindërimit që ai ka zgjedhur është i duhuri apo jo.

Gjithashtu të shumta janë pikëpyetjet që lindin kur bëhesh prind. Për të diskutuar për këtë çështje të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, ishin moderatorja Gerta Heta, sipërmarrësja Sonila Sopoti, nutricionistja Diola Dosti-Baftiu dhe psikologia Orjola Pampuri.

Psikologia Orjola Pampuri është nënë e dy fëmijëve dhe në lidhje me prindërimin shprehet: Unë jam në një fazë tjetër, çuni im po hedh hapin drejt të 16-ve. Është fazë e vështirë sepse vërtet themi që i ke krijuar mjedisin që të bëhet i mbarë, por gjithsesi i ke krijuar mjedisin në familje, i ke dhënë këshillat e duhura, sigurisht këto janë shumë të vlefshme, për të mos lejuar që të hedhë hapin e gabuar, por jo që mos gabojë. Sepse normalisht, në një moshë të tillë gabimet bëhen mësim, por kur gabimet nuk rëndojnë fort mbi të. Sigurisht që prindi duhet të ketë tashmë kohën cilësore me të dhe jo vetëm kohën sasiore. Pra koha cilësore është të ndjekë, këshillojë dhe mbështesë fëmijën adoleshent. Ndërkohë jam edhe nënë e një djali 9-vjeç dhe ai do kohën e tij. Nuk them se është e thjeshtë, është e vështirë, sidomos kur je nënë e angazhuar, por është kënaqësi e jashtëzakonshme.

Ndërsa në lidhje me përdorimin e telefonit nga ana e fëmijëve, moderatorja Gerta Heta, e cila është nënë e dy vajzave shprehet se është mjaft e vështirë t?i mbash larg tyre.

?Sa e vështirë është t?i mbash larg telefonit në këto ditë, ku influenca është shumë e madhe, edhe nga shokët e shkollës. 9-vjeçarja ime më thotë: Kur do më blesh telefon mami. Është shumë e vështirë t?i mbash larg tyre. Pastaj le të themi të vërtetën janë ?babysiter? shumë të mirë, për ca momente që duam të rrimë rehat pa fëmijët?./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form