Çamët përkujtojnë 29-vjetorin e shoqatës, Idrizi: Të zbatohet rezoluta! Kemi shumë plagë të hapura

Report TV 2020-01-18

Views 0

TIRANE-Shoqata Çamëria ka përkujtuar 29-vjetorin e krijimit të saj, ndërsa kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e vuri theksin tek përpjekja që sipas tij çështja çame të njihej nga Greqia dhe si qeveria shqiptare është përpjekur të mos i japë rëndësi, genocidit ndaj komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.

?Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë se Çamëria është e barazvlefshme me termin Vorio-Epir. Kur ne kërkojmë të ngrihet në Çamëri, një varrezë njerëzore e një përmendore kujtesë për mijëra pleq, gra e fëmijë të masakruar si në filmat horror, se ata u masakruan jo në luftë me armë në dorë po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë, këta na përgjigjen me ngritjen e Varrezave të ushtarëve Grekë, që erdhën e u sollën si pushtues në Shqipëri, e që Grekët sot refuzojnë ti marrin në shtëpitë e tyre, por pranojnë t?i ngulin si kunja e pyka në kufijtë e Vorio-Epirit.

Share This Video


Download

  
Report form