#rtvora #oranews
Në 107 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i kujtoi sfidën e pastrimit nga elementët e korruptuar, ndërsa uroi që vettingu të mos bëhet selektiv si ai në drejtësi. Ceremoni u mbajtën në të gjithë vendin.
13 janari është festë për Policinë e Shtetit. Por në 107-vjetorin e themelimit, kryebashkiakja demokrate e Shkodrës, Voltana Ademi, u kujtoi sfidën pastrimit nga efektivët e lidhur me të inkriminuarit apo të vënë sipas saj në shërbim të politikës.
Voltana: Spastrimi i rradhëve të saj nga elementë të inkriminuar, bashkëpunëtorëve të kriminelëve të rrugës dhe atyre me kollare, duhet të dalin një orë e më parë nga rradhët e policisë së shtetit.
Pastrimin e strukturës nga ata që nuk e meritojnë uniformën pritet ta bëjë vettingu në Polici për të cilin kryebashkiakja e një prej qyteteteve të goditura rëndë nga krimi uroi të mos bëhet si ai në drejtësi.
Ademi: Edhe pse prej muajsh po flitet për vetting edhe në rradhët e Policisë së Shtetit, akoma nuk ka rezultate të prekshme e të besueshme. Uroj që vettingu në Policinë Shtetit të mos jetë nën shembullin selektiv të atij në sistemin e Drejtësisë.
Edhe pse nuk ishte dita e analizës, zëvendësdrejtori i Policisë së Qarkut foli për rritje të sigurisë publike.
Lorenc Meta: Sot qarku i Shkodrës është shumë më i sigurt për pronën dhe jetën e qytetarëve, bizneset dhe turistët që na vizitojnë.
Ceremoni të ngjashme u mbajtën në të gjithë drejtoritë e policisë, ku u bënë bashkë efektivët në detyrë me ata që më parë e kanë mbajtur këtë uniformë.
"Jini më të dashur me popullin dhe më të rreptë në zbatimin e ligjit."
Pjesë e festës së policisë ishin edhe klerikët e drejtues të organeve të tjera të drejtësisë, që bashkëpunojnë me këtë strukturë në hetimin e ngjarjeve.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/festa-dhe-sfidat-e-policise-ademi-vetingu-te-mos-jete-selektiv-si-ne-gjyqesor
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp