Ora News - Bashkia e Tiranës 18 kontrata pa tender për vlerësimin e dëmeve pas tërmetit

Ora News Lajme 2020-01-17

Views 1

#rtvora #oranews

Në buletinin e parë të prokurimeve publike për vitin 2020 bien në sy 18 kontratat e bashkisë së Tiranës të cilat janë pa tender por me negociatë.

Nën argumentin e fatkeqësisë natyrore bashkia ka përzgjedhur sipërmarrjet që do të kryejnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në 16 institucione arsimore përfshirë 4 godina në Qytetin Studenti.

Vlera totale shkon në 59 mln lekë. Nga 10 kompani të shpallura fituese, 5 prej tyre kanë fituar në më shumë se një kontratë.

Numrin më të lartë e ka Instituti "Dekliada alb shpk" dhe "Taulant shpk" me nga 3 kontrata secila. Shpenzimet më të larta janë parashikuar për vlerësimin e 4 konvikteve në Qytetin Studenti me një shumë prej 16 milionë lekësh.

Ndërsa nga institucionet arsimore janë shkollat ?Emin Duraku? më 5.6 mln leke, ?Sami Frashëri? i cili u rikonstruktua pak muaj më parë me 4.9 mln lekë dhe ?Asim Vokshi? me 4.8 mln lekë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-18-kontrata-pa-tender-vleresimin-e-demeve-pas-termetit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS