10 vite më parë qendra ?Fluturo për jetën? në Elbasan nisi me misionin për t?u ardhur në ndihmë fëmijëve me çrregullimet të spektrit autik.
Një numër i vogël fëmijësh asokohe morën shërbimet pranë kësaj qendre, ndërsa sot, mbi 70 fëmijë marrin shërbime dhe ja dalin të përmirësojnë cilësinë e tpyre të jetës.
Një punë e madh është bërë me fëmijët, por një punë akoma më e madhe është bërë për sensibilizimin në identifikimin dhe ndërhyrjen në kohë.
Tashmë qendra ?Fluturo për jetën? zgjeron aktivitetin e saj duke ofruar ndihmë edhe për fëmijët me çrregullime të natyrave të tjera. Ambasada e Bullgarisë ka nënshkruar një marrëveshje me qëndrën për tambështetur aktivitetin e saj.
?Qeveria bullgare dhe unë personalisht jam i angazhuar t?u vijmë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta. Ndihma jonë përfshin, jo vetëm fëmijët me nevoja të veçanta, por edhe familjet e tyre. Është mjaft i rëndësishëm reagimi që ne kemi ndaj këtyre fëmijëve?, tha Momchil Raytchevski, Ambasador i Bullgarisë.
Vitit e fundit është vënë re një rritje e konsiderueshme e fëmijëve më çrregullime të spektrit autik. Derisa shkaqet ende nuk janë të qarta, specialistët vënë theksin tek ndërhyrja në kohë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Autism#Elbasan#TopChannel