Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Të përpiqesh për të ndërtuar duke shkatërruar. Kjo po ndodh në godinën e universitetit ?Luigj Gurakuqi? në qytetin e Shkodrës. Llaçi, tullat dhe muret e rjrpura nga lagështira kanë zaptuar godinën ku pretendohet se mësohet. Zvarritjet në miratimin e projektit të rikonstruktimit të kësaj godine nga ministria e Arsimit si dhe zvarritjet e zakonshme sa herë që flitet për tendera, ka bërë që punimet të nisin në prag të dimrit.
Kështu jo vetëm që kati i pestë nuk është përfunduar, por edhe 4 katet e tjera janë shkatërruar tërësisht. Në ambjentet e universitetit në mos pikon gjithçka rrjedh. Klasat laboratorike janë mbuluar me qese. Si mund të shkruash në këtë dërrasë që vetëm e zezë nuk është. Të shkosh në mësim do të thotë të shkosh të vuash disa orë.
21 milion dollarë janë dhënë nga ministria e Arsimit për të riparuar godinën ku mësojnë intelektualët e ardhshëm. Shirat dhe ngricat e dimrit duket se e kanë përmbysur këtë fond. Dëmet sipas rektorit të universitetit Mahir Hoti janë të pallogaritshme.
Rektori Mahir Hoti:- ?Jam në përgatitjen e një rëporti përfundimtar të dëmeve që janë bërë dhe të domosdoshmërisë për të rikonstruktuar komplet godinën nga kati i 4 deri në katin e parë. Me një investim shtesë që patjetër duhet të krijoj bindje ministria e arsimit për ta bërë këtë ndërhyrje. Përndryshe demtohet edhe krejt procesi mësimor në universitetin tonë?.
E pra Shkodra e traditës, Shkodra e Fishtës dhe e Migjenit, Shkodra e artit dhe trashëgimisë, duket se nuk ka çfarë të trashëgoj nëse këto banka do të vazhdojnë të mbeten të mbuluara me qese./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari