Reparti Ushtarak i Gardës - (9 Prill 2000)

RTV KLAN 2020-01-16

Views 4

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Refugjatët kosovarë do të rikthehen kësaj jave në një nga kampingjet ku u strehuan vitin e kaluar por tashmë si vizitorë të thjeshtë. Në repartin ushtarak të gardës së republikës në dalje të Tiranës pranë lumit Erzen kanë qëndruar rreth 1400 refugjatë kosovarë. Mjaft të rinj nga Kosova janë stërvitur në këtë repart për tju ardhur në ndihmë trupave të UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë.

Sot nga të gjitha degët e mobilizimit të ushtrisë nëpër rrethe, këtu përzgjidhen të rinjtë gardistë në bazë të kritereve stikte. Të rinjtë që kryejn karantinën në këtë repart duhet të kenë shkollën e mesme dhe parametra fizik e psikologjikë të rregullt.

Gjatë muajve të krizës në ndihmë të refugjatëve kosovarë në këtë repart në sistemimin dhe ushqimin e tyre, kanë ardhur në ndihmë fondacionet e vakëfit islamik. Megjithëse ditë e dielë ushtarët gardistë janë vënë në punë për meremetimin e repartit. Në lidhje me motivet që i kanë nxitur të kryejn shërbimin në këtë repart special të ushtrisë ata shprehen se është repart i disiplinuar dhe i veçantë pasi ruan personalitetet e vendit.

Të rinjtë në prani të krerëve të lartë të shtetit në këtë repart buzë lumit Erzen do të përurohen biblioteka, spitali dhe ambjentet e reja të stërvitjes së ushtarëve./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Share This Video


Download

  
Report form