Pa Gjurme-U zhduk papritur nga Shkodra, familjes i vjen mesazhi nga Afrika

Report TV 2020-01-16

Views 1

U zhduk papritur nga Shkodra, familjes i vjen mesazhi nga Afrika. Një shoqatë njofton se shkodrani i humbur kishte punuar si oficer.

Pjetër Kodra u zhduk papritur nga Shkodra, 4 vite më parë familjes i erdhi një mesazh në postën elektronike nga shoqata afrikante ??Bona Venture Essou??. Të ftuar në emisionin ??Pa gjurmë?? familjarët sqarojnë mbi përmbajtjen e këtij mesazhi, ku njoftimi shoqërohej me një çertifikatë vdekje, që kishte përkim me emrin e shkodranit të humburit, por jo përkim me vendlindjen e tij. Nga mesazhi i dërguar kërkohej që një prej familjarëve të bënte analizën e ADN-së. Kur ende nuk kishte asnjë gjurmë të tij, por edhe shpresa nuk ishte shuar, ky mesazh për habinë e të gjithëve ngre për familjarët, një hije të madhe dyshimi. Një destinacion që as nuk u kishte shkuar në mendje. Afrika ishte i fundit vend ku ata mund të mendonin se kishte përfunduar Pjetri, i cili humbi gjurmët në vitin 2003.

Ditën që u zhduk 57-vjecari iu tha familjarëve se do të largohej për tek djali në Greqi, por një ditë më pas u mësua se ai nuk kishte kaluar kufrin, por ishte ndalur në shtëpinë e dy kushërinjve të tij Laze Daija dhe Ndrek Daija, banesa e të cilëve ndodhej në lagjen Kabash, Hajmel të Shkodrës. Ai ka darkuar atje natën e 9 gushtit të vitit 2003 dhe më pas janë shtrirë për të fjetur. Papritur, ndërsa ora kishte kaluar mesnatën Pjetri është ngritur dhe u ka komunikuar kushërinjve se do të largohej për tek banesa e tij. Afro orës 1:45 minuta ai ka dalë nga dera dhe pas e ka ndjekur një prej dy kushërinjve të tij, në terrin e natës, por Pjetri i është zhdukur nga sytë përtej errësirës. Ky ka qenë momenti i fundit që është dalluar hija e 57-vjecarit dhe asnjë gjurmë tjetër e tij. Zgjimi dhe më pas largimi papritur i babait të katër fëmijëve ka lënë hije dyshimi tek familjarët dhe të afërmit e tij. Që nga ai moment Pjeter Kodra nuk u kthye më.

Pas pohimit të bërë nga Pjetri, se do të largohej drejt Greqisë familjarët nuk e kishin marrë seriozish, pasi ai shpesh largohej dhe kthehej sërish në shtëpi. Fakt ky që lidhet edhe me një tjetër largim që planifikoi 2 vite para se të zhdukej përfundimisht, kur 57-vjecari Pjetër Kodra pasi u largua nga shtëpia pati punuar afro 8 muaj për të punuar në Shkozet të Durrësit, kohë gjatë të cilës nuk kishte patur asnjë kontakt me familjen, deri kur një person me emrin Isuf e kishte kthyer në shtëpi.


Mesazhi që erdhi përmes postës elektronike nga shoqata afrikane i komunikoi për një person më emrin Pjetër Kodra, i cili ka punuar si oficer atje dhe kishte vdekur në vitin 2007 me kancer. Madje kjo shoqate i kishte vënë në dispozicion familjes edhe dy numra kontakti.

Pjetri sot është një 73-vjecar. Shqetësimi i familjes mbetet problemi me shëndetin mendor, që ai ka patur vite më parë. ndërsa është kuruar me depresionin. Momentin që është zhdukur nuk merrte ilace, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, por largimi i tij i papritur për familjarët ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të sëmundj...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS