Pas revoltit të banorëve që jetojnë në barakën shtetërore në Butel, janë ndërprerë punimet ndërtimore për ndërtimin e godinës sociale. Nga Shoqata aksionare për ekonomizim për Alsat deklaruan që nuk do të ndërmerren kurrfarë aktivitete, deri në zgjidhjen finale të statusit të këtyre personave.