Shqipëria dëbon nga vendi 2 diplomatët e ambasadës së Iranit në Tiranë." /> Shqipëria dëbon nga vendi 2 diplomatët e ambasadës së Iranit në Tiranë."/>

Ora News - Tirana shpall "nongrata" dhe dëbon dy diplomatë iranianë

Ora News Lajme 2020-01-16

Views 0

#rtvora #oranews
Shqipëria dëbon nga vendi 2 diplomatët e ambasadës së Iranit në Tiranë. Këshilltari Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe atasheu kulturor Seyed Ahmad Hosseini Alast janë shpallur të padëshirueshëm në territorin shqiptar për shkak se rrezikojnë sigurinë e vendit.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj me anë të një statusi në facebook ka njoftuar se ky vendim i autoriteteve shqiptare vjen për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Dëbimi i dy diplomatëve vjen pak ditë pas deklaratave të liderit suprem Ali Khamenei, i cilësoi shqipërinë si një vend të vogël dhe diallëzor.

Brenda harkut 1 vjeçar, numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga Shqipëria shkon në katër, pasi në dhjetor të 2018 autoritetet shqiptare dëbuan edhe ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, së bashku me diplomatin e ambsadës Mostafa Roudaki.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tirana-debon-dy-diplomate-iraniane

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form