#rtvora #oranews
Vrasjet e bujshme të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Lushnjes kanë sjellë zëvendësimin e tre shefave të policisë së komisariatit. Me urdhër të drejtorit të policisë, Ardi Veliu, janë emëruar 3 shefa të rinj, ai i komisariatit, i rendit dhe krimeve.
Ngjarjet e fundit kriminale në qytetin e Lushnjes kanë sjellë një sërë ndryshimesh për sa i përket drejtimit të policisë në këtë qytet.
Këtë të mërkurë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, janë shkarkuar shefi i komisariatit, shefi i krimeve dhe i rendit.
Në vend të drejtuesit të komisariatit Elton Pepa është emëruar Adrian Metani. Për të forcuar strukturën e këtij komisariati, vendin e Kastriot Stafastanit si shef krimesh e zë Klodian Jashari, ndërsa Ervin Myzeqari si shef rendi zëvendësohet nga Altin Çela.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/furtune-ne-policine-e-lushnjes-shkarkohen-shefi-i-komisariatit-i-krimeve-dhe-ai-i-rendit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp