Kush i uli ne tryeze PS-PD-LSI? Gazetari zbulon gjithçka

RTV KLAN 2020-01-14

Views 0

Tre partitë kryesore politike në vend, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u ulën sot në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore. PS përfaqësohej nga Damian Gjiknuri, PD nga Oerd Bylykbashi dhe LSI nga Petrit Vasili. Në tryezën e bisedimeve ishte edhe Rudina Hajdari, si përfaqësuese e grupit parlamentar demokrat. Mes palëve u arrit një dakordësim paraprak.
Por kush ishte personi që bashkoi palët dhe i uli në tryezën e bisedimeve.

Gazetari Robert Rakipllari ka treguar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan se ky person është ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë.

?Bazamenti i gjithë kësaj histoire është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman. Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë?, u shpreh Rakipllari.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS