TIRANE- Zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni të finalizuar pasditen e sotme. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 38 urdhër arresti, ndërsa mes të ndaluarve janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.
Deri në këto momente janë arrestuar 27 persona, ndërsa vijon aksioni pë kapjen e 11 të tjerëve. Ata akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre. Policia ka shoqëruar 30 persona të cilët po merren në pyetje.