Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Jep dorëheqjen numri dy i partisë së Hashim Thaçit. Bardhyl Mahmuti numri dy i Partisë Progresi Demokratik të Kosoves kryetari i së cilës është Hashim Thaçi njofton se jep dorëheqjen nga funksionet e tij. Mahmuti zv/kryetar i Partisë Progresi Demokratik të Kosovës, sakëtsoi se kishte njoftuar anëtarët e partisë së tij për dorëheqjen nga partia. Unë nuk jam dakort me ato që po ndodhin këtu ka thënë ai pa saktësuar motivet e pakënaqësisë së tij.
Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Jakup Krasniqi deklaroi se partia e kishte refuzuar dorëheqjen e Mahmutit. Ndërkohë qeveria Jugosllave kërkoi në një letër dërguar këshillit të sigurimit të OKB-së lirimin e menjëhershëm të serbo-boshnjakut Krainski, që është arrestuar nga gjykata e krimeve. Gjithashtu qeveria kërkoi nga këshilli i sigurimit dhe pezullimin e tribunalit të Hagës. Dhe Rusia e ka kundërshtuar arrestimin e Krainskit dhe vendosjen e tij përpara Hagës dhe është shprehur se një ngjarje e tillë destabilizon situatën në Bosnje e cila ndodhet përpara zgjedhjeve elektorale.
Ndërkohë presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski u takua dje me komandantin e forcave të KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Klaus Rainard dhe shprehu atij shqetësimin për ngjarjen ku u rrëmbyen 4 ushtar maqedonas. Presidenti Trajkovski e cilësoi incidentin si shumë serioz dhe kërkoi nga Rajnard marrjen e masave konkrete në mënyrë që trupat e KFOR-it në Kosovë të sigurojnë kontrollin e rregullt dhe sigurimin e anës tjetër të kufirit me republikën maqedonase.
Dy serb mbetën të plagosur në një sulm me granata në një fushë futbolli ditën e djeshme. Sipas agjensisë së lajmeve Beta, tri granatat ishin hedhur në fushën e futbollit nga një shtëpi e dominuar nga shqiptar./tvklan.al
Gazetare ? Mirela Milori