Report TV -54 shoferë të arrestuar dhe 371 patenta të pezulluara në 1 javë

Report TV 2020-01-14

Views 0

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmëruar ashpërsim të ligjeve ndaj shoferëve të papërgjegjshëm që bëhen burim aksidenti. Referuar shifrave alarmante ku në një javë janë arrestuar 54 shoferë dhe janë pezulluar 371 patenta, Lleshaj bën me dije se në javët në vijim do të prezantohet një plan masash me anë të së cilit do të ofrohet më shumë siguri rrugore, si dhe ka ftuar çdokënd për rekomandime.

"Papërgjegjshmëria në qarkullimin rrugor po merr përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit. Kjo qasje do të njohë intensifikim të mëtejshëm çdo ditë që vjen. Papërgjegjshmëria në rrugë vret më shumë njerëz sesa vetë krimi... ndaj të gjitha forcat duhet të bashkohen për të mbrojtur jetën njerëzore, përballë saj. Në javët në vijim do të prezantohet një paketë e plotë masash ligjore, administrative, operacionale dhe teknike për më shumë siguri në rrugët tona... ..Të gjithë janë të ftuar për kontribut me ide, propozime dhe rekomandime në të gjitha këto fusha. Së shpejti do të ofrohen edhe mundësi teknike për qytetarët që duan të angazhohen në këtë proces shumë të rëndësishëm", shkruan Lleshaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS