Irani ka hedhur poshtë sugjerimet se një raketë e tij rrëzoi avionin ukrainas të pasagjerëve, në afërsi të kryeqytetit Teheran.
Shefi iranian i aviacionit, tha se ai ishte i sigurt se avioni nuk ishte goditur nga një raketë. Ai iu përgjigj pretendimeve të liderëve perëndimorë sipas të cilëve provat sugjeronin se avioni ishte goditur nga një raketë tokë ajër, me gjasa gabimisht.
Ndërkohë, një video e re amatore është shfaqur dhe tregon një avion që goditet nga një predhë mbi Teheran.
Rrëzimi i avionit ukrainas, dhe humbja e 176 jetëve, erdhi vetëm pak orë pasi Irani kreu sulme me raketa mbi dy baza ushtarake në Irak ku qëndronin forcat amerikane. Mediat amerikane thanë se avioni mund të ishte ngatërruar për një avion ushtarak ndërsa Irani përgatitej për hakmarrje ndaj SHBA. Ukraina ndërkohë tha të premten se SHBA i kishte dhënë informacione të vyera për aksidentin presidentit Volodimir Elenski, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se kishte biseduar me presidentin ukrainas, për ta ngushëlluar për viktimat.
Mes viktimave ishin 82 iraniane, 63 kanadeze dhe 11 ukrainas si edhe shtetas nga Suedia, Britania e Madhe, Afganistani dhe gjermania. Irani ka premtuar hetim të plotë. Sidoqoftë, imazhet televizive nga vendi i aksidentit tregonin një gërmues mekanik që pastronte mbetjet, çka rriti shqetësimet se prova të rëndësishme mund të jenë larguar. Ndërkohë pritet hapja e kutive të zeza dhe Irani ka thënë se do ta shkarkojë vetë informacionin e tyre duke shtuar se procesi do të marrë deri në dy muaj.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Avion#Ukraina#TopChannel