Haradinaj: Falimentojmë nëse nuk miratohet buxheti i 2020-s

Top Channel Albania 2020-01-10

Views 0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga prilli nuk ka më instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar. Sipas tij, pa miratim të buxhetit të vitit 2020, shteti falimenton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars.


Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor. Por, sipas tij, nëse vazhdohet njëjtë në gjysmën e dytë të muajit shkurt, atëherë fillon rreziku për dështim të funksionimit të shtetit.

?Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku?, tha Haradinaj.

Sipas ligjeve të Kosovës, 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet me automatizëm për muajin janar dhe shkurt, ndërkohë për muajin mars, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, atëherë mund t?i kërkohet Kuvendit të Kosovës të vazhdohet buxheti paraprak edhe për muajin e tretë.

E sipas Haradinajt, në prill pason bllokadë nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ka përgjegjësi që t?i jap Kosovës institucionet e reja, ose të ndërmarrë hapa të tjerë se çka do të veprojë tutje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Haradinaj#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form