Qeveria e Kosovës, 250 mijë euro kundër terrorizmit

Top Channel Albania 2020-01-10

Views 7

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur t?i akordojë 250.000 euro Koalicionit Global kundër grupit militant ekstremist, i ashtuquajtur Shteti Islamik.


Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se duke qenë pjesë e këtij koalicioni global, Kosova ka kryer këtë obligim financiar. Sipas tij, shteti i Kosovës është i gatshëm të kryej edhe obligim ushtarak ndaj këtij koalicioni.

?Kosova është e gatshme të përkrah këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor, të inteligjencës, por edhe të aspekteve të tjera, të qëndrimeve të qarta publike që i bën, njëkohësisht sot kryem edhe obligimin financiar, kemi shtuar shumën, vitin që shkoi ka qenë 100 mijë euro, kësaj here Kosova ka vendosur të ndajë për Koalicionin Global kundër Terrorizmit 250 mijë euro?, shprehet Haradinaj.

Koalicionin Global kundër ISIS-it e përbëjnë 31 shtete, ku përfshihet edhe Kosova. Fatkeqësisht edhe Kosova është prekur nga kjo luftë, pasi disa qytetarë të saj kanë shkuar atje. Dy vite më parë, qeveria e Kosovës ndau 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit ndërsa në prill 2019, Kosova u bë ndër të parat vende që priti 110 qytetarë të saj të cilët kishin mbetur në kampe të ndryshme në Siri.

?Ne jemi të vetëdijshëm që pasojat e luftës kundër terrorizmit nuk janë përmbyllur, pra kosto e luftës kundër terrorizmit, kundër ISIS-it në këtë rast është ende në vazhdim, dhe ndjejmë obligim si vend, jo në përputhje me vlerësimet e tjera, por duke u nisur nga vet situata jonë që kemi qenë të prekur, e ndjejmë obligim që në fillim të vitit me përmbush këtë obligim?, shtoj më tej.

Haradinaj përsëriti se Kosova është rreshtuar përkrah SHBA-ve në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë për të gjithë popujt paqedashës dhe ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e propagandës, ndjekjen dhe dënimin e luftëtarëve të huaj terroristë, mbylljen e organizatave jo-qeveritare që merreshin me financim dhe përhapje propagande, e që siç tha ai financoheshin drejtpërdrejtë nga Irani, si dhe parandalimin e akteve terroriste brenda dhe jashtë vendi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form