Deri më 28 shkurt afati për regjistrimin e pronësisë së makinave pas shitjes, Gonxhe për Report Tv

Report TV 2020-01-10

Views 0

TIRANE - Duke filluar nga 15 janari i këtij viti të gjithë qytetarët që kanë shitur një automjet, do të kenë mundësinë ta çregjistrojnë nga emri i tyre pranë DPSHTRR, në rast se blerësi nuk e ka regjistruar mjetin e blerë në emrin e tij. Kjo është një nga risitë e vitit 2020, që do të mund të përdoret online nga të gjithë të interesuarit. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, shpjegon për herë të parë për Report TV këtë sistem të ri. Sipas tij në rast se automjeti nuk regjistrohet nga blerësi, shitësi rrezikon që të ngarkohet me detyrime të shumta nëse blerësi nuk paguan taksa apo e përdor mjetin për ngjarje kriminale.

?Çdo gjë mund të ndodhë në dëm të shitësit, mund të ketë gjoba të mjetit të cilat mund të merret pasi shitësi e ka shitur këtë mjet dhe meqë mjeti nuk ka ndryshuar statusin e pronësisë në DPSHTRR, ai figuron në statusin e shitësit, mund të ketë gjoba jashtë shtetit, mund të ketë krime me automjetit, apo situata që duhen sqaruar me drejtësinë? pohon Gonxhe.

Share This Video


Download

  
Report form