Dalin pamjet, i riu u vë flakën 2 makinave në Durrës dhe një tende lokali

Top Channel Albania 2020-01-10

Views 1

Një 26-vjeçar në Durrës ra në pranga fill pas zbardhjes së një sërë rastesh të zjarrvënies së qëllimshme, për të cilat i riu dyshohet si autor.


Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banor i lagjes nr. 18, në Durrës.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip ?Benz?, në pronësi të shtetases A. L., mjetin tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.

Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht:

Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.

Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit L. Z.

Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t?i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip ?Ford Kuga?, në pronës të shtetasit SH. B.

Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit A. D.

Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip ?Volksëagen?, në pronësi të shtetasit H. Q.

Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip ?Benz?, në pronësi të shtetasit T. Q.

Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip ? Opel?, në pronësi të shtetasit M. S.

Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip ?Renault Megana?, në pronësi të shtetases R. Gj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale ?Shkatërrimi i pronës me zjarr?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Zjarrvenie#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form