Irani i quajti një gënjeshtër të madhe akuzat se avionin ukrainas me 176 persona në bord, e ka qëlluar ai.
?Të shohim ç?do të na tregojnë kutitë e zeza?, u shpreh shefi i aviacionit civil iranian, ?aty do ta gjejmë arsyen e vërtetë të rrëzimit?.
Së fundi edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky e la të hapur mundësinë që avioni i pasagjerëve të jetë rrëzuar nga një raketë, por kjo ende nuk është konfirmuar.
?Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të shteteve dhe medias, i bëjmë thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, sidomos qeverive të SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, t?i paraqesin komisionit hetimor të dhëna dhe prova që lidhen me këtë fatkeqësi?, ka thënë Zelensky.
CNN siguroi një video që duket se tregon një raketë të lëshohet në qiellin e teheranit dhe të godasë një objekt thuajse në të njëjtën kohë kur u rrëzua avioni Ukrainian International Airlines, i cili sapo ishte ngritur nga aeroporti Imam Khomeini.
Lajmi i videos erdhi pak orë pasi udhëheqësit e Kanadasë dhe Britanisë dolën me deklaratat se informacionet e shërbimeve të inteligjencës tregojnë që Boingu 737 ishte goditur nga një raketë iraniane tokë-ajër.
?Ka prova që tregojnë se ishte një raketë iraniane ajo që rrëzoi aeroplanin ukrainas me pasagjerë dhe se goditja mund të ketë qenë e paqëllimshme. Këto pohime mbështeten tek burimet kanadeze të kundër zbulimit si dhe ato disa vendeve aleate?, u shpreh Justin Trudeau.
Zyrtarë amerikane thonë se vetëm dy minuta pas nisjes së avionit ukrainas, i cili po udhëtonte drejt Kievit, janë diktuar shenja nxehtësie të dy raketave tokë-ajër, por shtojnë se episodi mund të ketë qenë aksidental.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#RrezimiAvionit#TopChannel