Hoxha: Frika e Tropojes pas qetesise 10-vjecare...

RTV KLAN 2020-01-09

Views 13

Tropoja do të tronditej nga një vrasje natën e 5 Janarit, ku nga një atentat vritet 47-vjeçari Guxim Gjyriqi. Sipas gazetarit Artan Hoxha, pas një qetësie 10-vjeçare, në këtë qytet të vogël është rikthyer frika e të serialit të vjetër të ngjarjeve që ndodhën disa vite më parë në Tropojë.
Gjatë emisionit ?Opinion?, Hoxha u shpreh se Gjyriqi ishte një person pa ngarkesa kriminale të mëparshme. Ai shtoi se kjo vrasje është kryer në të njëjtën ditë kur u vra edhe vëllai i Fatmir Haklajt, Shkëlqim Haklaj dhe kunati i tij Artur Demiri në vitin 1998.
?Pas një dekade u duk sikur Tropoja ra në qetësi. Kjo është ngjarja e parë që e trondit opinionin aty sepse viktima është një personazh pa asnjë lloj ngarkese. Ndryshe nga ajo që thamë në Rrëshen, deri në 2 të natës lokali rrinte hapur. Edhe në kohën kur kanë qenë konfliktet në Tropojë, ky njeri shkëputej nga të tjerët, madje edhe nga njerëzit e vet. Nuk është përfshirë asnjëherë në këtë histori. Kjo gjë e ka bërë më të vështirë situatën dhe i ka trembur njerëzit atje sepse duke mos patur ky ngarkesë, dyshimet shkojnë te seriali i vjetër i ngjarjeve në Topojë. Vrasja është bërë më 5 Janar kur ka nisur gjithë ngjarja. Më 5 Janar 1998-s ka nisur ngjarja, kur është vrarë vëllai i Fatmir Haklajt, Shkëlqim Haklaj dhe kunati i tij, Artur Demiri në Qafën e Luzhës. Vrasja është bërë me autorë të cilët e kanë ndjekur makinën prapa. Tropoja është vend i vogël?, tha Hoxha.
Pak momente para atentatit, Gjyriqi ka qenë i shoqëruar nga një familjar i tij, i cili është larguar më vonë. 47-vjeçari sipas gazetarit është ekzekutuar sapo ka mbyllur lokalin dhe po shkonte për në shtëpi. Hoxha shtoi se vëllai i viktimës ishte shok i afërt me Fatmir Haklajn. Prandaj autoritetet dyshojnë se ekzekutimi i 47-vjeçarit është bërë në pamundësi për të goditur vëllain e tij, pasi ky i fundit ndodhet në SHBA.
?Ka qenë me një familjar para se të ndodhte ngjarja. Për fat të mirë ai është larguar se është edhe në moshë të re. Ai është larguar sepse mund t?i kishin vrarë të dy. Autorët si duket këtë kanë pasur objektiv. E kanë ekzekutuar. Nuk ruhej. Dyshimet janë që autorët nuk janë banorë lokalë, por të ardhur. Është me pagesë. Ajo është dyshimi që ka lidhje me ngjarjet e vjetra sepse vëllai i viktimës, i cili u largua që në 2003-shin për të jetuar në SHBA, ka qenë shok i afërt i Fatmir Haklajt... kur ky ka qenë shef komisariati ai ka qenë shef i zyrës së pasaportave. Gjithë frika në atë qytet është frika që kjo ngjarje, nëse nuk veprohet shpejt, rrezikon të kthejë ciklin e ngjarjeve të vjetra në Tropojë dhe pastaj aty ngatërrohet historia dhe ne arrijmë te pika, këta janë vrarë për trafiqe apo për hasmëri? Aty lidhen ngjarjet dhe nuk i zbërthen dot më?, tha Hoxha./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form