Numri i aplikimeve për azil në Gjermani bie për 14%

Top Channel Albania 2020-01-08

Views 1

Gjermania ka thënë se numri i aplikacioneve të azilit ka rënë për 14 për qind vitin e kaluar, duke vazhduar kështu trendin e zvogëlimit të shifrave prej vitit 2015, kur një fluks migrantësh nga Lindja e Mesme, pati përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.


Ministria e Brendshme gjermane ka thënë të mërkurën se 111,094 aplikacione të reja të azilit janë pranuar më 2019, 18,534 apo 14.3 për qind më pak sesa vitin paraparak.

Sirianët sërish është thënë se kanë qenë azilkërkuesit më të mëdhenj me 26,453 aplikacione të dërguara, të përcjellë nga banorët e Irakut, Turqisë, Iranit dhe Afganistanit.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka thënë se ?numri i azilkërkuesve në Gjermani ka rënë për të tretin vit me radhë?.

Ai ka thënë se këto shifra tregojnë se ?janë duke funksionuar një numër masash të viteve të fundit kundër imigrimit të pakontrolluar? ndonëse Bashkimi Evropian vazhdon të përballet me presion të migrantëve në kufijtë e jashtëm.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjermani#Azil#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form